E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: “Shqipëria e gatshme për liberalizim”

Autori i Lajmit: Redaksia

Eurodeputeti Eduart Kukan ka thënë dje se Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kushteve teknike për liberalizimin e vizave, por e ka cilësuar bojkotin e opozitës ndaj Kuvendit si një pengesë dhe të papranueshëm për standardet evropiane. "Për sa u përket çështjeve të tjera të lidhura me plotësimin e kushteve, mendoj se Shqipëria po ecën shumë mirë. Askush nuk mund ta mohojë që ka një progres të vërtetë në çështje të shumta në lidhje me integrimin evropian. E njëjta gjë mund të thuhet me plotësimin e kushteve në lidhje me regjimin e liberalizimin e vizave. Mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Por të gjithë do të shohim situatën politike në vend në përgjithësi, dhe është e papranueshme që kjo situatë të vazhdojë më, sepse bojkoti i Parlamentit nuk është mënyra se si Evropa i zgjidh çështje të tilla konfliktesh apo çështjesh politike. Ndaj është në interesin e vendit që kjo të kapërcehet, gjë që do ti japë një shtysë të madhe për ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimin Evropian”,- tha eurodeputeti Eduard Kukan. Pak kohë më parë, së bashku me një delegacion për Evropën Juglindore, ai zhvilloi një vizitë në Tiranë për të ndjekur nga afër reformat e ndërmarra në kuadër të liberalizimit të vizave.
Deklarata e eurodeputetit është bërë sot gjatë një paneli të mbajtur në Bruksel, i cili është organizuar nga fondacioni "Robert Shuman". Në këtë panel të organizuar me kujdesin e eurodeputetet Josef Daule, ku moderator ishte Eduart Kukan, mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Ky lajm është publikuar: 15/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›