Kontrata, spitalet do të penalizohen për barnat e skaduar
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është duke zhvilluar një kontroll në spitalet rajonale të vendit për të parë gjendjen në të cilën ata ndodhen aktualisht. Të dhënat janë bërë të ditura për gazetën nga drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. “Jemi duke ushtruar një kontroll në të gjitha spitalet rajonale, për të parë se në çgjendje janë ata aktualisht, dhe a e kanë të mundur këto spitale vetëfinancimin. Sa janë të ardhurat për një spital rajonal dhe sa arrijnë të mbulojnë këto të ardhura. Duke bërë këtë kontroll dhe duke ditur se në çgjendje janë spitalet atëherë ne do të vendosim se si do të veprojmë”,- ka pohuar drejtoresha Hana në një prononcim për gazetën. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor para një muaji ka lidhur edhe një kontratë me 39 spitalet, ku janë vendosur rregulla të forta, të cilat në rast se thyhen nga spitalet do të ketë penalizime. Barnat janë një ndër pikat e forta të kontratës së re mes spitaleve dhe Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Pikërisht për këtë arsye spitalet duhet të bëjnë shumë kujdes kur të planifikojnë blerjet e tyre, pasi mund të bëhen shkak penalizimesh shumë të rënda. Me sa duket, nisur edhe nga situata e dy viteve më parë, kur spitalet u zhytën në kolaps për shkak të skadencës së sasive shumë të mëdha të medikamenteve, ISKSH-ja ka vendosur rregulla të forta, që nëse nuk respektohen, atëherë spitalet do të jenë të detyruar ti kompensojnë. Me anë të kësaj kontrate parashikohet rritje e shkallës së autonomisë. “Qëllimi i autonomisë është që ata të menaxhohen direkt nga drejtori i spitalit, pra jo nga Ministria e Shëndetësisë, ISKSH apo Ministria e Financave. Vetë drejtori do të jetë përgjegjës për menaxhimin e fondeve, që i jepen spitalit rajonal, bashkiak, apo Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë",- ka pohuar Hana për median. Spitalet do të planifikojnë, përcaktojnë dhe blejnë vetë gjithë nevojat që kanë për mallra e shërbime. Spitalet bëjnë detajimin e zërave të buxhetit sipas nevojave të tyre. Gjithashtu, spitali mund të rishpërndajë buxhetin sipas kufizimeve të mëposhtme: rishpërndarja nga shpenzime për mallra e shërbime të pagave sigurime brenda kufirit 2%; rishpërndarja nga pagat e sigurimet te shpenzimet për mallra e shërbime, brenda kufirit 5%. Përdorimi i buxhetit të papërdorur dhe të ardhurave, vitin pasardhës nga spitali si dhe përdorimi i të ardhurave të tjera 100% për nevojat e vetë spitalit. Reforma e re në të cilat janë përfshirë të gjitha spitalet publike në vend konsiston në financimin e shërbimeve nëpërmjet kontraktimit, përdorimin me efektivitet të burimeve financiare ekzistuese, përcaktimin e saktë të rolit dhe përgjegjësive të Ministrisë së Shëndetësisë, ISKSH-së dhe shërbimit spitalor, përcaktimin e standardeve spitalore, informatizimin e aktivitetit mjekësor dhe financiar, sipas shërbimeve, llogaritjen e kostos së shërbimeve spitalore, aplikimin e indikatorëve vlerësues të performancës si dhe kalimin nga financimi me buxhetim drejt financimit për shërbim. Kontrata e re ka parashikuar edhe rastet kur spitalet refuzojnë të grupet e kontrollit që dërgon ISKSH-ja. Kështu, në bazë të kontratës së re, për refuzimet e pajustifikuara ligjore të kontrollit nga ana e spitalit, ISKSH/DSKSH i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë. Për mospërmbushje të tjera kontraktuale, DSKSH/ISKSH i kërkon sipas rastit drejtorit të spitalit, Këshillit Administrativ Drejtues dhe eprorëve të tjerë marrjen e masave sipas statutit dhe rregullores së spitalit. Në rast se gjatë kontrollit të ushtruar nga ISKSH/DSKSH konstatohet se për shkeljet e mësipërme, drejtori i spitalit nuk ka zbatuar sanksionet e vendosura dhe kur ato nuk përbëjnë vepër penale, do të konsiderohen si shkelje administrative, të cilat ndëshkohen me gjobë në vlerën e dy pagave mujore.
Problemet
“Autonomia e spitaleve, e kufizuar”
Problematika nuk ka munguar gjatë vitit të parë të implementimit të reformës, pasi nuk është realizuar hartimi i protokolleve klinike për çdo shërbim dhe hartimi i standardeve mjekësore të spitaleve. Spitalet nuk janë të akredituara, çka e bën të vështirë monitorimin e treguesve të cilësisë dhe performancës për të vlerësuar në mënyrë reale shërbimin spitalor, ndërkohë që vijon të vihet re një nivel i ulët i shfrytëzimit të shtratit. Kështu, mesatarja për spitalet në nivel bashkiak është 31%, dhe për spitalet në nivel rajonal 41 %. “Një problematikë është vërejtur edhe me kalimin e financimit nëpërmjet degëve të thesarit, çka tregon për një autonomi të kufizuar të spitaleve. Ndërkohë që ne si ISKSH synojmë që spitalet dhe vetë ju si drejtues të merrni më shumë kompetenca, pasi jemi të bindur se një autonomi më e madhe e spitaleve do të sjellë më shumë efikasitet në shërbimin shëndetësor”,- është shprehur Hana.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010