LSI e PDU zyrtarizojnë bashkëpunimin
Autori i Lajmit: Redaksia
LSI e PDU zyrtarizuan dje bashkëpunimin parlamentar. Krerët e dy forcave politike, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, i Partisë Drejtësi dhe Unitet, sot paradite zhvilluan një takim në selinë e LSI-së. Pas takimit, ata konfirmuan për gazetarët bashkëpunimin parlamentar, por dhe institucional mes dy partive. Ata theksuan se ky bashkëpunim bëhet në kuadër të forcimit të institucioneve, përmirësimit të qeverisjes dhe përshpejtimit të proceseve integruese të vendit. “Ne jemi të prirur për ta vijuar më tej këtë bashkëpunim dhe për të dhënë mesazhe më konstruktive për të gjithë jetën politike shqiptare në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Integrimi evropian i Shqipërisë është prioriteti numër një për forcat tona politike dhe ne do ta tregojmë këtë duke bashkëpunuar për gjithçka që ka të bëjë me stabilitetin e institucioneve, me përmirësimin e qeverisjes, me kërkesat e integrimit evropian të vendit”, - u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta mbi të cilat ne ndajmë të njëjtin opinion. Pra në radhë të parë, të dy partitë politike janë të angazhuara në procesin e integrimit të Shqipërisë. LSI është nga të paktat forca politike që çështjen çame e ka në programin e saj”, - theksoi kryetari i PDU, Shpëtim Idrizi. Ndërkaq Idrizi la të hapur pranimin e ndonjë ftese të mundshme të kryeministrit Berisha për tu bërë pjesë e qeverisë, duke deklaruar se PDU deri tani ka përkrahur mazhorancën duke votuar në Parlament të gjitha projektligjet.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010