E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimet, lista me 74 emrat e ish-të përndjekurve

Autori i Lajmit: Redaksia
Është miratuar ditën e djeshme vendimi për dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Gazeta “Ballkan” ka siguruar listëpagesën e radhës për ish-të përndjekurit politikë. Janë 74 emra të ish- të përndjekurve që do të dëmshpërblehen dhe që duke nisur nga sot, ata duhet të paraqiten në bankat ku kanë hapur llogaritë e tyre bankare, për të tërhequr paratë. Sipas drejtorit Lek Hajdari, bëhet e ditur se qytetarët duhet të paraqitën në banka për të tërhequr paratë dhe se bankat do të vihen në dispozicion të tyre. Ndër të tjera, Lek Hajdari ka pohuar se asnjë qytetar nuk mund të dëmshpërblehet, nëse emri i tij nuk është i listuar me vendim të Këshillit të Ministrave, mbasi janë kufizimet ligjore të tilla dhe pikërisht ligji 9831. dt.12.11.07, i ndryshuar në nenin 12, ku thuhet ndër të tjera se dëmshpërblimi gjatë fazës së parë të mos jepet më i madh se 1.000.000 lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet deri në marrjen e plotë të dëmshpërblimit, për të gjithë të dënuarit dhe familjarët e viktimave. Pra sipas Hajdarit, asnjë ish- i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ndër të tjera, ai ka shpjeguar se çdo person i listuar duhet të dorëzojë dokumentet korresponduese pranë Ministrisë së Financave. Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve do të realizohet nëpërmjet kësteve për tetë vjet ku shuma që ata do të marrin është 720 000 lekë të reja për çdo vit burg që ata kanë bërë. Buxheti që është alokuar për dëmshpërblimin e plotë të të përndjekurve, është 800 milionë USD, ku qeverisë i takon përkatësisht të shpenzojë 100 milionë USD në vit. Realizimi i këtij buxheti është bërë dhe do të vazhdojë që të bëhet nëpërmjet kredive të buta që ka marrë Ministria e Financave. Procesi, i cili pritet të mbarojë për tetë vjet, mendohet që të dëmshpërblejë gjithsej 3198 persona, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kanë aplikuar për të marrë kompensimin. Të gjithë personat kanë dorëzuar dokumentacion të zgjeruar së bashku me dosjen që kanë pasur. Dhënia e parave në formë simbolike u bë pas një sërë premtimesh qeveritare, por edhe protestash nga ana e tyre. Sakaq, ish- të përndjekurit politikë protestojnë, pasi sipas tyre, në një vit të tërë vetëm 3 mijë vetë u dëmshpërblyen, kurse 22 mijë të tjerë nuk kanë marrë asnjë qindarke. Edhe në protestat e fundit, ish- të përndjekurit politikë, vijuan ankesat për padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen sërish duke mos u zbatuar ligji.

Pagesa e radhës për ish të përndjekurit politik
Dt.14.05.2010

NR. Nr. Dosjes. Emri Mbiemri Atësia V.K.M.
1 4529 Jakup Distani Sali 784
2 6998 Zef Kodra Martin 784
3 11198 Ejup Kerluku Liman 784
4 15760 Qazim Bacaj Irfan 784
5 4845 Seri Haxhia Sabri 784
6 13714 Gjet Lleshi Mark 784
7 3519 Niko Hito Nasho 784
8 7576 Thimi Andoni Tuni 784
9 13024 Petref Fallanaj Nexhip 784
10 4000 Reshat Mema Besim 784
11 13220 Kristo Qirka Dhimiter 784
12 13704 Seit Llomi Muharrem 784
13 13840 Bardhyl Dindi Grigor 784
14 7090 Gasper Ljarja Ndoc 784
15 12770 Mojs Mirakaj Kol 784
16 2412 Mete Allushaj Ali 784
17 12652 Halil Neziri Nezir 784
18 10534 Eqerem Musollari Baki 784
19 4036 Rexhep Thaci Demir 784
20 4529 Jakup Distani Sali 784
21 12882 Fiqiret Shehu Abedin 784
22 10732 Simon Tytymce Prokop 1699
23 10262 Muharem Llanaj Bektash 1231
24 9817 Mal Demaj Shaban 1147
25 4577 Kol Zefi Ndre 1147
26 3257 Gjok Macaj Dode 1147
27 7758 Kurtali Perona Mahmut 1147
28 1014 Nasi Gjini Taqi 1147
29 8401 Ramazan Sallaku Hamit 1147
30 1155 Pellumb Muca Ramiz 1147
31 13495 Baftjar Kercaku Cerciz 1147
32 105 Said Matja Rexhep 1147
33 15113 Islam Derhemi Mustafa 1147
34 2890 Din Jata Demir 1147
35 9861 Qazim Bllaca Ramadan 1147
36 7997 Ali Kodraleti Demir 1147
37 17525 Fadil Kruja Sulejman 1147
38 2951 Zef Lasku Gjok 1147
39 12286 VJOLA SHARONOVA VASIL 784
40 4151 THOMA DUNI KOZMA 1259
41 757 HASAN SULA SHABAN 1699
42 3379 HAJDAR MALAJ MUHAREM 707
43 16519 KASIM HOXHA ÇERÇIZ 1259
44 4978 MURAT ZMIJANEJ YMER 1259
45 9041 AZIZE FERHATI IBRAHIM 707
46 4694 PREK PREKA NDUE 1699
47 7874 AVNI SHAMETI HABIP 707
48 15495 ILIA JERO PANAJOT 784
49 869 MEHDI SALLKU FERIZ 1147
50 8684 ZYHDI SCHEER SMAJL 784
51 2841 DEMO VELIU PASHO 707
52 1265 RIZA ALBRAHIMI SELMAN 707
53 9846 MEHMET VELIAJ BRAHIM 707
54 3451 HABIB BODURI RAMADAN 707
55 8488 HAMIT SALIAJ SALI 707
56 5087 SKENDER BURIMI ERMULLA 707
57 3739 HATEM ZAIMI FEHIM 707
58 4892 SABRI GASHI MYSLIM 707
59 1319 SERVET RAPAJ MERSIN 707
60 10511 SABRI KOÇI IDRIZ 707
61 3118 MYRTEZA NURKA SELMAN 707
62 6909 ISMET RAMAJ DERVISH 1699
63 11042 RROK VUKELAJ NIKE 1699
64 4581 KYDRET GARUCI MALIQ 1699
65 673 AHMET BURGAJ SHABAN 784
66 16516 DOD DYLA MARK 1259
67 11429 FRAN GURI ZEF 1259
68 14699 PRAKSITHE PRIFTI ARGJIR 1147
69 15464 HASAN TAHSIMI BEQIR 1259
70 3580 MURAT KEÇI ZYBER 1699
71 2096 VELI ZOTO ALI 1231
72 1918 SULEJMAN MILUKA HAZIZ 1231
73 8221 ENVER KONDI SHEME 1699
74 3237 AGJA ALIKO HYSEN 1699

Ky lajm është publikuar: 15/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›