E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi Bare ne Kushtetuese

Çështja “Bare” do të përfundojë  në Gjykatën Kushtetuese. Avokati, Vladimir Meçe deklaron se ndaj klientit të tij Aldo Bare është zhvilluar një process i parregullt ligjor. Kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, avokati Meçe e argumenton me faktin se arsyetimi i Kolegjit Penal është tërësisht i parregullt. 

Një tjetër shkelje proceduriale që evidentohet në dosjen “Bare” është dhe qëndrimi që ka mbajtuar prokuroria në hetimin dhe respektimin e afateve proceduriale për të cilat avokati Meçe deklaron se do të pritet të llogariten nëse klienti i tij mbahet padrejtësisht, jashtë çdo afati në qelitë e paraburgimit.

Aldo Bare u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me burgim të përjetshëm por gjykata e apelit e krimeve të rënda e prishi këtë vendim dukë e kthyer për rigjykim. Ndërkohë vendimi i apelit u dërgua në Gjykatën e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›