E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 6 shtetas me 100 kg drogë

 Në pranga përfunduan shtetasit:

- Arjan Nikoll Kolaj, i vitl.1976, banues në Tiranë
- Eduart Fran  Gjonaj, i vitl.1986, banues ne fshatin Shëndelli Sarandë,
- Kristina Pashk Gjonaj, e vitl.1960, banuese ne Sarandë,
- Fatjon Fran Dedaj, i vitl.1989, banues në Rrëshen,
- Bardhok Gjergji Arapi, i vitl.1973, banues në Rrëshen,
 Gjok Kolë Dedaj,  i vitl.1981, banues në Rrëshen.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmë në aksin rrugor Durrës – Tiranë në Maminas janë kapur ne flagrance me një sasi prej 100 kg drogë e ndarë në paketime brenda se cilave kishte bime te dyshuar narkotike me ere dhe me karakteristika si ajo e kanabis sativa. Gjatë hetimit ka rezultuar se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet të paligjshëm, janë edhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Lëndë narkotike vinte nga Lazarati me destinacion më pas shitjes dhe tregtimin e saj në Tiranë.

Përgjatë momenteve të kapjes së tyre, shtetasit e sipërcituar kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë duke i kundërshtuar me dhunë dhe në tentativë për tu larguar me automjet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan përveç drogës, edhe 5 telefona celularë dhe 3 automjete. Nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i Aseteve Kriminale të përfituara, bazuar në Ligjin “Antimafia”. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-07-28 11:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›