I nxehti afrikan deri të mërkurën, priten rreshje shiu
Tiranë- Pas freskimit të motit dhe rreshejet e shiut që prekën disa zona të vendit gjatë ditëve që lamë pas, pritet që nga nesër të rikthehet i nxehti afrikan.
Sipas shërbimit meterologjik kryesisht në zonat bregdetare dhe ato fushore teperatuart do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, duke rikthyer sërish ditët e këtij fillimmuaji.
Duke filluar që nga dita e nesërme do të ketë një rritje të temperaturave me rreth 4-5 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën pritet që të ketë një rënie të menjëhershme të temperatuarve pasi i gjithë territori shqiptar do të prket nga rreshje të pakta shiu.
Një lajm i mirë për pushuesit është që edhe gjatë muajit Gusht do të ketë temperature të larta të cilat do të jenë në një mesatare prej 35 gradë Celsius.
Në mesin e kësaj jave pati një rënie të ndjeshme të teperatuarve pasi rreshjet që ranë kryesisht në Tiranë dhe zonat malore larguan për pak kohë të nxehtin afrikan, i cili pritet që duke filluar nga nesër të rikthehet sërish.
Ndërkohë edhe sot kryeqyteti është karakterizuar nga temperatura të larta që ishin mbi 35 gradë Celsius.
Rekomanimet e mjekëve janë të njëjta, që në orët e vapës të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në hije, ndërsa duhet që të konsumohen sa më shumë lëngje.
/IDEA/