E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka: Italia partner i shkëlqyer

“Intensiteti i marrëdhënieve, shtrirja e tyre në të gjithë sektorët, numri shumë i madh i marrëveshjeve dypalëshe, e bëjnë pa dyshim Italinë një vend lider në marrëdhëniet që Shqipëria ka me shtetet e tjera. Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, gjurmimit dhe asgjëshmit të grupeve kriminale, të cilat kanë përfunduar me rezultatet më të mira, janë tregues i qartë i frymës së bashkëpunimit dhe besimit të plotë reciprok”, nënvizoi, ndër të tjera, ministri Noka. 

Gjithashtu, z. Noka përfitoi nga ky takim për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën shumëvjeçare të dhënë nga “Guardia di Finanza”, në kuadrin e Protokollit të Mirëkuptimit ndërmjet dy Qeverive, por edhe në fushën e Emergjencave civile.

Ambasadori i Gaiani, shprehu vlerësimin e lartë për frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe besimit të plotë reciprok që ekziston jo vetëm mes dy ministrive respektive, por edhe në të gjitha strukturat në varësi të tyre.

Në përfundim të takimit, si Ministri Noka ashtu dhe ambasadori Gajani shprehën bindjen dhe besimin e plotë se ky nivel i lartë i bashkëpunimit do të vijojë edhe në të ardhmen, madje edhe më intensivisht, në të gjitha fushat dhe sektorët me interes të përbashkët. /Start/

                                                                                             2012-07-28 11:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›