E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit, Dogjani: Urdhri për ndërtimin e fabrikës është lëshuar nga Mediu

Urdhrin për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec është lëshuar nga ministri i mbrojtjës Fatmir Mediu. Kjo ka qenë deklarata e
Ylber Dogjani, ish- drejtorit të logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për urdhërin 550, i cili kërkonte të lëshoheshin me qira ambiente të ish repartit të tankeve në Gërdec, në funksion të procesit të dëmontimit të municioneve.
Edhe pse Dogjani nuk është pyetur nga prokurori në lidhje me urdhrin ai ka pohuar vetë në cilësinë e dëshmitarit duke cilësuar se urdhëri 550 kishte mangësi të theksuara ligjore dhe ai urdhër duhej t'i drejtohej sipas tij pushtetit lokal dhe komandës së doktrinës.
Më tej dëshmitari shtoi se i kishte përcjelle një shkresë ankuese Ministrisë për kalimin e kompetencave të këtij urdhëri, por nuk mori përgjigje. Ndërsa i pyetur për kompaninë Meico ku drejtor ishte Ylli Pinari, ish drejtori i logjistikës në ministrinë e mbrojtjes ka pohuar se për të ruajtur fabrikën ishte përgjegjësi e kompania MEICO. Menjëhërë pas kësaj ka ardhur edhe pyetja nga isht drejtori i kësaj kompanie, Ylli Pinari i cili a ka pyetur se a ka dokumente kur flet për diçka të tillë, dhe përgjigja e tij ishte se nuk e mbante mend kush ja kishte servirur këtë informacion. Në këtë gjyq janë të akuzuar 29 të pandehur, ndërsa në seancën e rradhës ka qenë prezentë nga të arrestuarit, Ylli Pinari si dhe Sokol Ngjeci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›