E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, burgim të përjetshëm për vrasësin e ish-shefit të krimeve të Beratit

Gjykata e Apelit Vlorë, rikonfirmon edhe një herë vendimin me burgim të përjetshëm për Kastriot Jaupin, i dënuar për vrasjen e ish-shefit të krimeve në Berat, Ilir Ngresi, në vitin 2000.
Pas ekstradimit të Jaupit nga Spanja çështja rishqyrtohet edhe një herë dhe gjykata e Apelit Vlorë, e cila lë sërisht të njëjtin vendim me atë të gjykatës së shkallës së parë.
Ndërkohë aktiviteti kriminal i të ashtuquajturit të fortit të Beratit nis në vitin 1997. Kastriot Jaupi do të bëhej i njohur në qytetin e Beratit ku jetonte, si një nga anëtarët e bandës së Altin Dardhës, prej së cilës u shkëput më pas. Në vitin 2000, Jaupi do të rezultonte personi më i kërkuar nga policia, fill pas vrasjes së majorit Ilir Ngreci. Zanafilla e ngjarjes daton më 12 nëntor të vitit 1997, kur Ilir Jaupi, vëllai i 33-vjeçarit vritet gjatë një shkëmbimi me armë zjarri ndaj forcave të policisë, ngjarje e cila ka ndodhur në vendin e quajtur "Guri i Bardhë" në Berat. Prindërit dhe vëllai i viktimës Ilir Jaupi fajësuan policinë, e në mënyrë të drejtpërdrejtë shefin e policisë kriminale, Ilir Ngresi. Pas dyshimeve të tij se policia i vrau vëllanë, Kastriot Jaupi nisi edhe planin për hakmarrje duke vrarë n vitin 2000, ish-shefin e krimeve në policinë e Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›