E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gerdecit mberrin pergjigja per Patrik Henri

Mbërrin përgjigja e letër-porosisë për Patrik Henrin, të konsideruar si një nga dëshmitarët kyç në procesin “Gërdeci”, që po gjykohet në gjykatën e Tiranës.

Burime nga gjykata konfirmuan se ka mbërritur përgjigjia e kërkesës që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Henrit, për t’u paraqitur si dëshmitar në procesin për tragjedinë e Gërdecit, ku janë 29 të pandehur.

Përgjigja e letër-porosisë konfirmon që Patrik Henri është kontaktuar, por nëse ai nuk do të paraqitet para gjykatës në seancën e rradhës, më 15 prill, atëherë organi i akuzës, do të lexojë në sallën e gjyqit, dëshminë e dhënë nga Patrik Henri, menjëherë pas ngjarjes, në periudhën e hetimeve.

Pritet që dëshmia e tij të qartësojë pozicionet e të pandehurve kryesorë të këtij procesi, të cilët po gjykohen në arrest shtëpie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›