Lista e rimbursimit edhe 24 ilace per tumoret e gjakun
Janë 24 medikamente të reja që do t’i shtohen listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2011. Brenda këtij muaji pritet të përfundojnë të gjitha procedurat, dhe në fillim të majit, lista e barnave të rimbursueshme do të jetë e shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetsore. Kështu shprehen për Albanian Screen, autoritetet e shëndetsisë.
“Lista e re e rimbursimit ka përfunduar, por sivjet ka pasur një tjetër risi në sistemin tonë tatimor dhe doganor. Është futur TVSH-ja dhe mbi medikamentet dhe për shkak rikalkulimeve në sistem është vonuar dalja e listës së re. Jo se nuk është përgatitur, por besoj se në fund të muajit tjetër do të jetë në dispozicion të qytetarëve. Numri i medikamenteve të shtuara në listë është 24”- tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në ministrinë e Shëndetsisë.
Në listën e re që pritet të miratohet së shpejti, janë shtuar barna që kurojnë sëmundjet tumoriale dhe ato të gjakut.
“Këto janë prioritetet kryesore të listës së rimbursimit dhe kur flasim për sëmundje kronike kemi parasysh sëmundjet e gjakut, sëmundjen e kancerit, ato kardiovaskulare”- tha Pipero.
Lista e barnave të rimbursueshme hartohet nga Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen, pranë ministrisë së Shëndetsisë. Në përbërjen e anëtarëve të saj ka dhe përfaqesues të ISKSH-së.
Edlira Sulejmani