Japonia ul panikun produktet ushqimore te sigurta

Kryeministri japonez Naoto Kan tha se produktet që vijnë nga zona përreth centralit të Fukushimës, janë të sigurta për t’u konsumuar, pavarësisht rrjedhjeve radioactive nga reaktorët. Në një përpjekje për të ulur panikun e popullatës ndaj rritjes së nivelit të alarmit në central, Kan ka shtuar se nivelet janë në rënie e sipër dhe konsumimi i prodhimeve lokale përbën një mënyrë për të mbështetur zonën e goditur, jo vetëm nga tërmeti e cunami i 11 marsit, por edhe nga kriza bërthamore. Edhe ekspertët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara thanë se ushqimi që vjen nga rajoni është i sigurtë.