Gjyqi i Gërdecit, mbrojtja: Pafajësi për zv.shefin e shtabit
Mbrojtja e Agim Lalës, ish zv. shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura kërkon pafajësi për akuzat e ngritura nga prokuroria për cështjen e shpërthimit në Gërdec.
Në seancën e ditës së premte procesi për shpërthimin tragjik të Gërdecit vijoi me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes së të pandehurit Agim Lala, i cili në dokumentin me konkluzionet përfundimtare deklaroi se është i akuzuar vetëm sepse mbante detyrën e zv. shefit të shtabit të përgjithshëm.
Sipas tij e gjithë veprimtaria e frocave të armatosura funksionon në bazë të urdhrave dhe hierarkisë, ndaj edhe përgjegjësia është individuale. Sipas Lalës në procesin gjyqësor në ngarkim të tij në gjykatën e Tiranës është provuar se ai nuk bënte pjesë në praktikat e evidentimit të minucioneve të tepërta.
Sipas të pandehurit Lala ai akuzohet padrejtësisht duke e vendosur përballë një përgjegjësie kolektive, vetëm sepse mbante detyrën e lartë në shtabin e përgjithshëm.