Zbulohet letra, Beethoven ankohej për pagën e ulët
TIRANË-Një letër e shkruar nga kompozitori Ludwig van Beethoven është bërë publike kohët e fundit në Gjermani. Kompozitori shkruante se ankohej për pagën e ulët dhe për sëmundjen e tij.
Ekspertët kanë qenë në dijeni të ekzistencës së letrës së vitit 1823, dhe theksojne se është me vlera historike.
Spikeri John Suchet, i cili ka shkruar libra mbi kompozitorin gjerman, tha se gjetja e letrës ishte ‘shumë e rëndësishme’.
Duke folur në BBC News, ai tha: "Gjithmonë e kemi ditur se ekziston, kështu që informacioni në të nuk është e re, por gjithçka në formën e vet origjinale që ka të bëjë me Beethoven-in është shumë domethënëse. Kjo nënkupton se mund të shohim dorëshkrimin e tij, që gjithmonë ka qenë i papastër, sepse babai i tij e kishte larguar nga shkolla shumë herët në mënyrë që të mund të përqendrohej në muzikë”.
Stefan Weymar, nga Instituti i Brahms-it në Lubeck, ku do të ekspozohet letra, shtoi: “Beethoven nuk ka qenë një kompozitor me shkrim të bukur të dorës. Është spontane dhe ai shkruante gjëra, pastaj i shkarraviste. Mendimet e tij ndryshonin shumë shpejt”.
Në letër, Beethoven kërkon nga harpisti dhe kompozitori Franz Anton Stockhausen t’i ndihmonte për të gjetur blerës për meshën e tij ‘Missa Solemnis’.
Ai gjithashtu i shkruante për një çrregullim në sy nga i cili po vuante në atë kohë.
(d.b/Express/BalkanWeb)