E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKK dokumentarë historikë për 100-vjetorin e pavarësisë

TIRANË- Qëndra Kombëtare e Kinematografisë do të prodhojë këtë vit 10 dokumentarë historikë, dedikuar figurave të ndryshme, në kudër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas drejtorit të këtij institucioni Artan Minarolli pjesa më e madhe e prodhimeve kanë mbaruar, ndërsa një pjesë tjetër janë në proçes, ndërkohë që të gjitha do të shfaqen në pakëtë në këtë jubile. “Kemi aprovuar me anë të bordit artistik 10 projekte që kanë të bëjnë me 100-vjetoritn e Pavarësisë dhe që trajtojnë figura historike dhe ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar”, është shprehur Minarolli.

Ky përvjetor i shtetit shqiptar do të sjellë në vend edhe shumë artistë shqiptarë të njihur në botë si James Belushi apo Eliza Dushku.

QKK, ashtu si shumë institucione të kulturës në vend, këtë vit ka përgatitur një program special për këtë jubile të shtetit shqiptar, ku nuk përjashtohet edhe këtë vit marrja pjesë e Shqipërisë në evenimente ndërkombëtare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›