E Shtunë, 31 Tetor 2026

Performanca mjedisore, Shqipëria e 23-ta në Botë

TIRANË- Shqipëria renditet e 23 në botë në Indeksin e Performancës Mjedisore midis 163 vendeve të botës. Kjo bëhet e ditur nga botimi i Environmental Performance Index i vitit 2011.
Renditja është përcaktuar pas studimit të Universitetit të Yales USA, në bashkëpunim me qendrën e kërkimeve shkencore Europiane ISPRA në Itali.

Indeksi i Performancës Mjedisore mat qëllimet mjedisore të vendosura në Sfidat e Mijëvjeçarit, ndërsa ka nisur si një projekt pilot në vitin 2006. Që prej këtij viti, Qendra Yale për Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor ka realizuar raporte të përvitshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›