Bulqizë, motori përplas policin e qarkullimit, pranga drejtuesit

Një punonjës policie i qarkullimit rrugor është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në Bulqizë.
Mësohet se polici i qarkullimit rrugor, i cili ishte në krye të detyrës, është përplasur nga një motorr dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Ndërkohë ai është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku njoftohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Uniformat blu të Bulqizës kanë bërë të munduar ndalimin e drejtuesit të motorit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.