E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet arka e komunës, në pranga roja

Policia e Elbasanit bënë të ditur se është arrestuar roja e komunës Labinot Mal pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së arkës së kësaj komune.

Sipas policisë në pranga ka përfunduar 22-vjeçari Erlind Bozhiqi, i cili dyshohet se ka grabitur një sasi prej 85 mijë lekësh të reja të cilat ishin në arkën e komunës.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›