Një 45-vjeçar vetëvaret në urën e Lanës
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga forcat e policisë sipas të cilave një mashkull rreth 45- vjeç është gjetur i pajetë me një litar në qafë nën një urë, në rrjedhën e lumit Lanë, në Tiranë.
Trupi është gjetur i pajetë nga punonjësit e pastrimit rreth orës 02.00 të natës pasi punonjësit kanë vënë re litarin e vendosur poshtë urës e më pas viktimën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.
Nuk është mundur ende që të identifikohet viktima.