Serbët largojnë një barrikadë në Jagnjenicë
Serbët heqin një barrikadë në Jagnjenicë, në rrugën Zveçan- Zubin Potok. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat theksojnë se KFOR-i do të largojë makinat e tij me të cilat bllokohej rruga.
Aty do të instalohet një pikë e përbashkët kontrolli me policinë lokale të Kosovës.
Ky është rezultati i marrëveshjes së arritur sot nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetarit paralel të Zubin Potokut, Slavisha Ristiç, për ta bërë këtë rrugë të kalueshme për automjetet.