E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia parandalon një vetëvrasje

Policia e Gjirokastrës ka parandaluar një vetëvrasje paraditen e sotme. Mësohet se H.K., 40 vjeçe, ka tentuar të hidhej në ujërat e lumit Drino, por është shpëtuar në momentin e fundit nga ndërhyrja e punonjësve të policisë.

Më pas, 40-vjeçarja është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, ku është marrë në pyetje. Sipas gruas, ka qenë pikërisht mosfunksionimi i marrëdhënies së saj dashurore shkaku që e kishte çuar drejt vetëflijimit.

H.K ishte divorcuar prej disa vitesh dhe kishte një lidhje tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›