E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjyqi i Millosheviçit” rishfaqet në New York



Nga New York, Beqir SINA
Një film dokumentar tri-gjuhësh (anglisht,shqip dhe serbisht) i regjisorit amerikan Michael Christoffersen, shfaqet në New York në festivalin e fillmit “Tribeca Film Festival”, i cili është pa dyshim një nga festivalet më prestigjoze në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Filmi dokumentar titullohet “Gjyqi i Millosheviqit” - “Milosevic on Trial”. Filmi 70 minutësh me një teknologji bashkohore është realizuar një grup kineastësh profesionistë me në krye regjisorin Christoffersen. Rolet kryesore janë Slobodan Millosheviç, Geoffrey Nice, Dragoslav Ogjnanoviç, gyqatari Robinson May, Steven Kay, dhe Gillian Higgins. Ish presidenti i vdekur i Serbisë, Millosheviç është i pari president në historinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, i cili u ballafaqua me gjyqin për krime ndaj njerzimit. “Milosevic on Trial” tregon sesi edhe Europa u tregua e pafuqishme në atë kohë për të ndalur një katastrofë të tillë, e cilla u mori jetën rreth 300 mijë personave të pafajshëm, (mes tyre fëmijë, gra dhe pleq) dhe njihet zyrtarisht, si më e madhja masakër, prej Luftës së Dytë Botërore. “Me dhjetra varreza masive u zbuluan më pas, ndërkohë që mijëra njerëz rezultojnë të humbur” -tregon filmi. “Gjyqi i Millosheviçit”, i regjisorit Michael Christoffersen, ka shfrytëzuar 2,000 orë transmetim nga Gjyqi për Krimet e Luftës, gjatë gjykimit të Millosheviçit dhe shokëve të tij, bashkëpuntorë të këtij krimi. Ai ka shfrytëzuar 250 orë intervista me personalitete dhe ka pasqyruar dëshmimin në Hagë kundra Millosheviçit, bërë nga ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Festivalin e filmit “Tribeca Film Festival” e ndoqi dhe aktorja e Hollivudit me origjinë shqiptare Eliza Dushku, e cila më 28 prill të këtij viti u prezantua për publikun me filmin “Nobel Son” dhe më vonë u shfaq sërish edhe në televizionin “FOX”, në serialin komik “Nurses” (Mjekët).

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›