Xhindi dhe zezakët
Ishin tre zezakë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë pasi kishin humbur rrugën. Papritur, gjejnë një mbrëmje një llambë. E fërkojnë për ta pastruar, por për çudi prej llambës del një xhind. Ishte llamba magjike e Aladinit. Xhindi, pasi bëri një dalje të denjë për filmat e hollivudit i gëzuar që çlirohej nga burgu i tij pas kaq e kaq vitesh u thotë zezakëve të shprehin tri dëshira, (nga një secili) dhe ai do t’ua plotësonte sakaq.
-Dua të më bësh të bardhë... – e shpreh dëshirën zezaku i parë.
Dhe xhindi e kthen në njeri me lëkurë të bardhë.
-Edhe unë dua të bëhem si ai shoku im, por ama, të më bësh pak më shumë të bardhë sesa e bëre atë. –thotë zezaku i dytë.
Xhindi ia plotëson dëshirën, madje i thotë se po e bënte njeriun më të bardhë të mundshëm në të gjithë tokën. Në fund, i vjen radha zezakut të tretë, i cili në kohën kur të tre shokët ishin normalë, pra zezakë, e kish pasur lëkurën gjithmonë pak më të bardhë se dy të tjerët;
-E di si është puna... A i kthen dot prapë zezakë këta të dy? – i thotë ai xhindit.
24 Maj 2008