E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rekord”, 11 sportistë shqiptarë në “Pekin 2008”



Shqipëria do të paraqitet për herë të parë në Lojërat Olimpike Verore me delegacionin më të madh sportiv. 11 sportistë shqiptarë do të marrin pjesë në “Pekin 2008” . “Shteti po i trajton në mënyrë të veçantë financiarisht për përgatitjen e tyre në këto Lojëra”, - tha ministri përgjegjës për Sportet, Ylli Pango, i cili theksoi se shpërblimi financiar ka ndikuar edhe në arritjen e rezultateve të larta. Deri në vitin 2005 ka funksionuar vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM 324)ku për sportet individuale sportistët shpërbleheshin deri në 200 mijë lekë, ndërsa për futbollin e sportet kolektive deri në 1 milionë lekë. “Shpërblimi i sportistëve elitarë pas vitit 2005 është rritur 15 herë”, - tha ministri, i cili i konsideroi sportistët si krenaria dhe ambasadorët e Shqipërisë për sportin.

Shqipëria në “Pekin 2008”

1- Sahit Prizreni Mundës
2 -Lindita Kodra Qitëse
3 -Erkand Qerimaj Peshëngritës
4 - Gerti Trasha Peshëngritës
5.-Elis Guri Mundës
6.-Dorian Collaku Hedhës çekiçi
7.-Romela Begaj Peshengritese (pret konfirmim)
8.-Klodiana Shala Atlete (pret konfirmim)
9.-Rovena Marku Notare (i ftuar)
10.-Sidni Hoxha Notar (i ftuar)
11.-Edmond Topalli Xhudo (i ftuar)

Medalistët dhe shpërblime

Sahit Prizreni
(mundës)
I treti në Kampionat Botëror
6 000 000 lekë

Lindita Kodra
(qitëse)
Kampione Evrope në qitje
5 000 000 lekë

Erkand Qerimaj
(peshëngritës)
I dyti ne dygarësh
Kamp. Botëror të Rinj
2 000 000 lekë

Gerti Trasha
(peshëngritës)
I katërti në
Kamp. Botëror të Rinj
1 000 000 lekë

Taulant Çerepi
(peshëngritës)
I gjashti në
Kamp. Botëror të Rinj
500 000 leke

Salihi, shfaqet pista Rapid i Bukureshtit

Lojtari i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi akoma nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga CSKA-ja, pavarësisht se “të kuqtë” po shfaqin një interes të madh për të. Oferta e 31-herë kampionëve të Bullgarisë vonohet për shkak të paqartësisë në lidhje me pronarin e ri të klubit. Pritet që deri në fund të muajit oligarku ukrainas Zhevago të blejë paketën e aksioneve që kontrollon CSKA-në. Nëse Salihi nuk kontaktohet deri më 31 maj nga shefat e kampiones bullgare, ai do të fillojë negociatat me skuadrën rumune Rapid Bukuresht. Për momentin Salihi luan në Austri tek Ried, por kontrata e tij skadon më 1 korrik dhe ai është i vendosur të largohet.

Play-out, sot Teuta-Burreli

Sot, Teuta dhe Burreli do të përballen në “Selman Stërmasi” (ora 16:00) në betejën e parë të “play-out”. Skuadra durrsake e drejtuar nga Kristaq Mile, që zuri vendin e 9-të në Kategorinë Superiore , konsiderohet dukshëm favorite, kundrejt matjanëve të Përparim Daiut, që u rendit e katërta në Kategorinë e Parë. Të dielën do të zhvillohet “Qemal Stafa” ndeshja midis Kastriotit (Kategoria Superiore) dhe Lushnjës (Kategoria e Parë). Me përfundimin e dy takimeve do të skicohen përfundimisht 12 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin e ri 2008-2009. Nga Kategoria e Parë u ngjitën në Superligë, Bylis (kampion) dhe Apolonia, ndërsa nga Kategoria Superiore u rrëzua në të Parën, Skënderbeu dhe Besëlidhja.
Albania-Sport

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›