New York Times: Nexhmije Hoxha, “tutorja” Ramiz Alinë
Vështirësitë me të cilat u përball presidenti pas marrjes së detyrës. Gazeta e konsideron vejushën si agjentja shpirtërore të linjës së ashpër
David Binder
Në Bukuresht, Beograd dhe kryeqytete të tjera ballkanike është shtruar çështja nga një grup i vogël specialistësh, të cilët po mbajnë sytë hapur ndaj Shqipërisë se kur dhe nëse Ramiz Alia, udhëheqësi komunist në Tiranë, mund të zhvillojë stilin e tij të udhëheqjes, duke e dalluar veten e tij nga paraardhësi Enver Hoxha. Specialistët, zyrtarët e qeverisë, gazetarët dhe pedagogët, disa prej të cilëve që kanë punuar në Shqipëri, janë duke pritur zhvillimet që do të dalin nga Kongresi i Partisë Komuniste Shqiptare, i cili do të hapet në javën e parë të nëntorit të këtij viti në Tiranë.
Nga bisedimet me pesë nga këta ekspertë në Bukuresht dhe Beograd, po del sheshit se ka një konsensus se çështja kyç e standardit të lirisë së zotit Alia, sekretar i Përgjithshëm i Partisë, varet nga vejusha e zotit Hoxha, Nexhmija, e cila është 71 vjeçe.
Zoti Hoxha e sundoi Shqipërinë me një dorë të hekurt për 40 vjet, derisa vdiq në prill të vitit 1985. Në atë kohë zonja Hoxha ishte anëtare e Komitetit Qendror të Partisë dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.
Një nga postet për Nexhmijen
Në fillimet e këtij viti ajo ishte emëruar kryetare e Frontit Demokratik Shqiptar, një post që dikur mbahej nga bashkëshorti i saj. Fronti ka për detyrë mbledhjen e njerëzve që nuk janë anëtarë partie me të drejta të plota, që të mbështesin qëllimet e partisë.
“Fronti Demokratik, praktikisht nuk kishte ndikim”, - thotë një specialist jugosllav për Shqipërinë, - “por posti i titullarit është me influencë. Ajo është e vetmja detyrë që Ramiz Alia nuk e mori dot”.
“Tre vende në Byronë Politike janë bosh dhe pa dyshim do të plotësohen me enveristë”, - thotë ky ekspert. “Nëse Nexhmija do të zgjidhet anëtare e Byrosë, kjo të lë të kuptosh se ambicia e saj është më e madhe dhe kjo do të sjellë edhe forcimin e enverizmit.
“Nëse jo, - thotë ai, - Ramiz Alia do të jetë më i inkurajuar që të jetë vetvetja”.
“Unë jam i sigurt se Ramiz Alia është një enverist”, - shton eksperti. “Por, ai është më tepër pragmatik dhe më modern sesa Enver Hoxha”.
Shtypen kundërshtarët
Si specialistët jugosllavë, edhe të tjerët, e shohin se zoti Alia po përballet me një situatë të vështirë, pasi ndodhet nën presionin e hapjes së ekonomisë që po rritet, por kundërshtimi për të ndryshuar është shumë i fortë. Ajo është siç e formulon një specialist: “Situata nuk mund të vazhdojë më kështu, por ajo është thuajse e pamundur që të ndryshojë”.
Verën e kaluar specialistët vunë re se zoti Alia thirri një takim të Komitetit Qendror për problemet e bujqësisë, me qëllimin që të dekretojë rregullat e reja për lejimin e fermave private, pjesëtarët e të cilave do të mbajnë ngastrat e vogla, siç ka qenë praktikuar dikur në vendet e bllokut sovjetik. Komiteti Qendror urdhëroi që disa ngastra toke mund të kalojnë nga kooperativat shtetërore tek fermeri privat, por që ata duhet të ndajnë prodhimet që merren mes anëtarëve të brigadave fshatare, - me fjalë të tjera, - pronë e përbashkët. Diplomatët e huaj në Tiranë arrijnë në përfundimin se përmes këtij urdhri, zoti Alia nuk ka për t’u forcuar nga zbatimi praktik i tij.
Tentativa për t’i dhënë fund izolimit
Edhe për orientimin e politikës së jashtme specialistët theksojnë përpjekjet e bëra nga zoti Alia për të përmirësuar marrëdhëniet me Italinë, Greqinë, Gjermaninë Perëndimore dhe vendet e tjera perëndimore. Në të njëjtën kohë zoti Alia po vazhdon linjën sarkastike të sulmeve të zotit Hoxha kundër Jugosllavisë, duke akuzuar jugosllavët për dhunimin e rreth 2 milionë shqiptarëve etnikë me banim në Jugosllavi.
Për këtë, një specialist arrin në përfundimin se “mbase Alia do të tregojë se është një enverist”. Ai thotë se akoma “ne besojmë se Ramiz Alia është ndjekës i politikës revolucionare, - për zhvillimin e ngadaltë, por ai duhet të jetë në kohën e duhur”.
Ekspertët për çështjet e Shqipërisë në Jugosllavi dhe Rumani besojnë se Nexhmije Hoxha mbetet në radhën e atyre që kufizojnë zotin Alia në vazhdimin e politikave më novatore.
Në këtë vit, pak kohë më parë, një ekspert jugosllav shkroi në të përditshmen e Zagrebit, “Vjesnik” se megjithëse zonja Hoxha ndikoi tek bashkëshorti i saj për zgjedhjen e zotit Alia si pasardhës, që në vitin 1981, - ajo mbetet “agjentja shpirtërore e linjës së ashpër që Sekretari i Parë i Partisë së Shqipërisë shpalli dhe nënshkroi”.
Shkrimi është publikuar më 21 tetor 1986 në “The New York Times”
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Party parley due, Albania clues are sought”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Misteret e takimit mes presidentit Alia dhe ministrit të Jashtëm francez në Tiranë
Dy vjet pas vizitës së kryeministrit bavarez, Franc Jozef Shtraus, në Tiranë vjen edhe sekretari francez i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë
Vizita e Jean-Michel Baylet dhe takimet që zhvilloi me presidentin Alia, kryeministrin Adil Çarçani dhe zyrtarë të tjerë të lartë
Kushtet e Shqipërisë për kthimin e arit që marrë nga anglezët dhe mospranimin e mbretit Zog në Shqipëri
Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës
24 Maj 2008