Pogradec, pranga një kryeplaku, mbolli kanabis në oborr
POGRADEC-Një tjetër kryeplak fshati ka rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike, pas atij në fshatin Kçirë të Pukës.
Mëngjesin e sotëm policia e Pogradecit ka arrestuar kreun e fshatit Hondisht në komunën Trebinjë, Avni Pançe. Sipas policisë Pançe u arrestua pasi u zbulua se kishte mbjellë 26 rrënjë kanabis sativa në oborrin e shtëpisë së tij. Për të njëjtën akuzë është arrestuar dhe Erjon Hysa, banor i fshatit, pasi kishte mbjellë në një parcelë pranë shtëpisë së tij 46 rrënjë kanabis, ndërkohë që po ndiqet penalisht në gjendje të lirë shtetasi Mevlan Gjika.
(d.b/News24/BalkanWeb)