Gjyqi ndaj Haradinaj Kosova beson se do dale serish i pafajshem

Ndërsa në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës vazhdon rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve e të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, në Kosovë besojnë se ai do të dalë sërish i pafajshëm. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ahmet Isufi për Albanian Screen tha se ky proces është stërzgjatur për shumë vite.
“Po bëhen 7 vite nga përballja me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga ana e Ramush Haradinajt, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Është një gjykim shumë i gjatë dhe për të dytën herë po përsëritet, nuk është përvojë e kaluar e kësaj gjykatë. Ne besojmë përsëri në drejtësinë ndërkombëtare, besojmë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besojmë në pafajësinë plotë të Hardinajt”, tha ai.
Isufi tha se Haradinaj për gjatë këtyre vitet i ka munguar skenës politike vendore. Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij nga Gjykata e Hagës akuzohen për krime lufte kundër serbeve, shqiptarëve në rajonin e Deçanit gjatë periudhës së luftës në vitin 1998. Rigjykimi tyre pritet të zgjat rreth 6 muaj.