E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Karaxhic rifillon më 1 mars

AMSTERDAM- Gjyqi për krime lufte i ish-liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, do të rifillojë më 1 mars. Vendimi u mor vendosën sot gjykatësit e Gjykatës për krimet në ish-Jugosllavi, duke rrëzuar kërkesën për shtyrjen e gjyqit.

Karaxhiç, i cili i mohon të 11 akuzat për krime lufte gjatë luftës së Bosnjës, kishte kërkuar për një tjetër shtyrje të gjyqit kur gjykatësit në nëntor caktuan avokatin e tij britanikun Richard Harvey dhe 1 marsin datën për rifillimin e gjyqit.

"Një tjetër shtyrje do të ishte një vendim drastik që do të shkaktonte shumë pasoja për të drejtën e palëve për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë", thuhet në një deklaratë të gjyqtarëve, nënshkruar nga kryegjyqtari O-Gon Kwon.

Karaxhiç ka deklaruar se preferon të vetëmbrohet. Megjithatë Roli i Harveyt do të përcaktohet pasi Karaxhiç do të japë deklaratat e para më 1 dhe 2 mars.
Nëse Karaxhiç, i cili ka deklaruar se do të jetë i pranishëm më 1 mars, do të vazhdojë të bojkotojë seancat, ai do të humbasë të drejtën për të përfaqësuar vetveten dhe mbrojtjen do ta marrë avokati tashmë i caktuar.
Karaxhiç, i cili u arrestua në korrik të vitit 2008, pas 11 vitesh arrati, akuzohet për gjenocid kundër 8000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, masakra më e rëndë e konfliktit të Bosnjes, dhe për rrethimin 43 muajsh të Sarajevës duke nisur nga viti 1992.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›