E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin e 2 prokurorëve

TIRANE- Presidenti Topi ka dekretuar shkarkimin e dy prokurorëve, Aleksandër Plepi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe Ilir Gjevori prokuror në Elbasan. Lajmi është bërë publik ditën e sotme, në faqen zyrtare të Presidencës, ndërsa shkarkimi ka ndodhur dy ditë më parë.

Dekretimi i shkarkimit të prokurorëve ka si motivacion shkeljet që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit, bazuar kjo në nenet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›