Sfida Celsi-Mancester Siti vë përballë Terrin e Brixh
LONDER- E gjithë vëmendja e Anglisë do të jetë e përqendruar te sfida çelsi-Mançester Siti ditën e shtunë. Për herë të parë që pas skandalit seksual të publikuar në fund të janarit, përballë njëri-tjetrit do të jenë Xhon Terri e Uejn Brixh. Megjithëse do të luajnë dy skuadra të nivelit të lartë, kjo përplasje mes ish shokëve të ngushtë ka lënë në hije gjithçka tjetër. Kapiteni i çelsit Xhon Terri, i cili ka patur raporte seksuale për 4 muaj rresht me ishp-të fejuarën e Uejn Brixh, Vanesa Perronsel, ka bërë të ditur se do t’i japë dorën këtij të fundit, pasi ai e ka për detyrë ta bëjë këtë. Ndërkohë trajneri Karlo Ançeloti është shprehur se mbrojtësi i tij është tërësisht i fokusuar te ndeshja. “Mendoj se Terri është profesionist dhe nuk e ka problem të fokusohet te ndeshja. Ai ka një mentalitet të fortë, deri tani ka bërë një sezon fantastik dhe do të vazhdojë ta bëjë”, tha Ançeloti.
Në krahun tjetër edhe trajneri i Mançester Sitit Roberto Mançini deklaroi se futbollisti i tij është i përqendruar te ndeshja dhe se ai do të luajë titullar në krahun e majtë.
“është e rëndësishme si për Uejn, ashtu edhe për gjithë skuadrën që të jenë mirë mendërisht. Shpresoj që Brixh të luajë sa më mirë”, - deklaroi Mançini. Ai shtoi gjithashtu se i vjen keq për situatën që po kalon Uejn Brixh, i cili pikërisht për shkak të tradhtisë së shokut të tij të ngushtë u tërhoq nga kombëtarja për Botërorin e Afrikës së Jugut. Mbrojtësi i majtë deklaroi se prania e tij në skuadër do të krijonte pa më të voglin dyshim ndarje në grup. Skandali Terri u publikua në fund të janarit të këtij viti. Kapiteni i çelsit u zbulua se kishte patur raporte seksuale me ish-të fejuarën e Brixh, shokut të tij të ngushtë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)