Gjyqi për 21 janarin, më 19 korrik nis seanca e parë në Apel
TIRANE - Seanca e parë gjyqësore në Apel ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 janar, do të zhvillohet në datën 19 korrik të këtij viti. Ne Gjykatën e Apelit u hodh shorti për trupën gjykuese ku relator do jetë gjyqtari Astrit Haxhialushi. Çështja e 21 janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.
Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka patur dashje për të vrarë demonstruesit.
Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit
(er.nu/news24/BalkanWeb)