‘Kurban’, Vorpsi: Rama 4 ditë pa asnjë shpjegim për mospagimin e taksave
TIRANE- Zëdhënësja e PD-së nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se lideri i PS-së ka 4 ditë që nuk jep shpjegimi për mos deklarimin e të ardhurave të tij personale të fituara nga shitja e librit ‘Kurban’.
“Kanë kaluar katër ditë që nga dita kur mësuan se Edi Rama ka shkelur ligjin duke mos dorëzuar deklaratën mbi të ardhurat e tij personale, edhe pse në reklamën televize të vetë atij, ai pretendon se ka fituar 9.3 Milionë Leke të reja nga shitja e librit të tij Kurban. Katër ditë pa një shpejgim nga Edi Rama. Tani, jemi shkrirë së qeshuri me justifikimin fillestar absurd të Ramës se deklaratën e pasurisë së tij na e paska humbur zyra postare... Një tjetër shpikje imagjinare nga salloni i tij mavi”, shprehet Vorpsi.
Më tej Vorpsi ka parashtruar disa pyetje drejtuar kreut të PS-së, të cilave sic thotë ajo Rama duhet t’ju përgjigjet.
“Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën mbi të ardhurat e Ramës, të deklaruara nga vetë Rama. Mjaft më me justifikime të shpikura, mjaft më duke u fshehur pas zëdhënësve, mjaft më duke u fshehur pas cicërimave. Ka ardhur koha që Edi Rama ta pranojë një herë e mirë mungesën e transparencës nga ana e tij dhe fshehjen e pasurise se tij. Sepse nëse Edi Rama nuk mund të tregohet i ndershëm për të ardhurat e tij dhe deklarimin e tyre, nëqoftëse ai fsheh origjinën e parave me të cilat ka blerë truallin dhe po ndeërton vilën e tij, si mund të mendohet që qytetarët t’i besojnë ato që thotë ai? Këto janë pyetjet që bëjnë qytetarët dhe Z. Rama ende nuk u ka ktheyr përgjigje me transparencë të plotë. Edhe sa kohë do të vazhdojë Edi Rama ta fshehë të vërtetën?
1) Nga cila zyrë postare e ka postuar Rama deklaratën e tij?
2) Pse deri tani nuk ka paraqitur një vërtetim?
3) Në cilën datë e ka postuar Rama deklaratën e tij?
4) Si ka mundësi që për dy muaj nuk e ka vënë re që nuk është dorëzuar?
5) Pse nuk e ka dorëzuar online që në fillim?
6) A mos është ai kundër Shqipërisë dixhitale?
7) Apo mos Z. Rama ështe thjeshtë duke gënjyer qytetarët?
Dhe, seriozisht, çfarë po përpiqet të fshehë Edi Rama?
(m.a/BalkanWeb)