Gjyqi për humbjet
Palët
Aktualisht ERE dhe CEZ janë duke u përballur në gjyq me njëra-tjetrën për shkak të nivelit të humbjeve në rrjet të energjisë. CEZ pretendon nivel të lartë, gati 35.7 për qind, kurse ERE vlerëson 33.3 për qind. Niveli i humbjeve është shumë i rëndësishëm për të dyja palët, pasi në bazë të treguesit, merret vendimi mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pra, sa më të larta të jenë humbjet e energjisë, aq më tepër kërkohen para për investime, kosto këto për kompaninë, e cila e përfshin te fatura e energjisë së konsumuar.
#