E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tkurret buxheti i prioritetit


Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë.

Gjatë raportimit në komisionin e posacëm parlamentar, anëtarët e opozitës vlerësuan se turizmi rezulton të jetë zëri më i cënuar në këtë buxhet.

“Është një rënie shokante për punën e ministrisë, të cilës nuk e di nëse mund t’i mbetet termi i “turizmit”, kur shpenzon vetëm 5 milionë për këtë sektor”, deklaroi anëtarja e PS, Valentina Leskaj.

Ndërsa ministri i Turizmit, Aldo Bumci nënvizoi se shifra 5 milionë është vetëm e investimeve, ndërkohë që fondi për turizmin është shumë më i madh.

“Fondi i investimit është 5 milionë, por jo për turizmin. Fondi është mbi 50 milionë lekë të reja. Ai shkon në tre drejtime, panaire ndërkombëtare, materiale promovuese e aktivitete të tjera sic janë reklamat ndërkombëtare”, saktësoi Bumci.

Edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Durrës, Dako: Vit i vështirë ekonomik
Ulja e transfertës së pakushtëzuar për bashkinë e Durrësit, si dhe dificiti financiar në disa zëra për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së dhe rënies së të ardhurave nga të tretët, do të cojë në një mosrealizim të investimeve të planifikuara në buxhetin e këtij viti për këtë qytet. Biodiezel edhe në Shqipëri
Një investim privat italo-shqiptar prej 5 milionë eurosh në Parkun Energjitik të Porto Romanos bën të mundur, që për herë të parë në Shqipëri të prodhohet biodiezeli. Rritet numri i të varfërve
Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën. Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Top Channel ka bërë në vazhdimësi denoncime në lidhje me vjedhjet në peshë që u bëhen konsumatorëve shqiptarë nga tregtarët dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Bankat – Depozituesit - Ekonomia
Arben Malaj - Nëse paraja konsiderohet gjaku i ekonomisë, bankat dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë janë enët nëpër të cilët ato mbajnë në jetë ekonominë.

Lajmet kryesore

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
PS, konkurs për Avokatin e Popullit
Gjyqtarët: Jo presioneve
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Prova e radhës e presidentit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›