E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret Kreshnik Spahiu kritika ne Elbasan

Vetëm tre nga gjyqëtarët e gjykatës së qarkut të Elbasanit kanë marrë pikët maksimale në testin e aftësimit profesional, vazhdimësie e punës së pjesë tjetër do të vlerësohet në një kohë të dytë ka bërë të ditur nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i pranishëm në analizën vjetore të kësaj gjykate ku ka ngritur shqetësimin për paaftësinë e gjyqëtarëve edhe pse numri i cështjeve të shqyrtuara prej tyre është për tu vlerësuar.

“KLD ka përfunduar sistemin e vlerësimit për gjykatën tuaj, ka dëgjuar në seanca dëgjimore të vecanta të gjithë gjyqtarët të cilët kanë parashtruar ankim, pasi nga inspektoriati vetëm tre prej jush janë vlerësuar maksimalisht. Javën që vjen do të ketë seancë të vecantë për vendimmarrjen në lidhje me pikëzimin dhe sistemin e vlerësimit i cili do të ndikojë në karrierën tuaj në të ardhmen”, tha Kreshnik Spahiu, kreu i KLD.

Numri më i madhi cështjeve të trajtuara nga gjykata e qarkut të elbasanit ka të bëjnë çështjet e trashëgimisë,divorceve , cështjeve civile e penale , të cilat jo pak herë janë kontestuar,për tu kërkuar në shkallë të tjera të gjykatave shqiptare.Duke qenë së gjykata e Elbasanit,administron edhe shumë çështje penale të burgut të Peqinit dhe Kosovës,ka proceduar me qindra kërkesa të të dënuarve në këto burgje për ulje dënimi apo pafajsi.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›