E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahman Qinami:"Apeli nuk mund te kete kete epitet"

Korrupsioni i permendur nga ministri eshte kundershtuar nga nje prej gjyqtareve te Gjykates se Apelit Tirane. Rrahman Qinami reagoi dje pas deklarates se ministrit Enkelejd Alibeaj, duke thene se, "nuk ka biznes ne Gjykaten e Apelit". Ai u shpreh se 600 ceshtje jane shqyrtuar ne 6 muajt e fundit nga kjo gjykate. "Ka gjyqtare te tille, por nuk mund te pajtohem qe gjyqesori te kete nje epitet te tille. Koha eshte e kufizuar, ka dhe ceshtje qe lene per te deshiruar, ceshtja te tilla duhet te kene kohe per t'u menduar", tha Qinami, duke hedhur pergjegjesine edhe te prokuroria per mungese te provave ne shume raste. "Po na vijne ceshtje pa prova. Nga prokuroria vijne me dhjetera dosje per falsifikim, por palet nuk kane zgjidhur ende ceshtjen civile kur kane bere nje kallezim penal ne prokurori. Problemi i avokatise eshte problemi qe na con ne shtyrje te ceshtjeve", u shpreh me tej gjyqtari, duke iu referuar rasteve kur avokatet dorezojne raporte mjekesore dhe nga ana tjeter sillen verdalle korridoreve te gjykates. Nga ana e Ministrise se Drejtesise u kerkua qe te intensifikonte kontrollet dhe te beheshin nga njerez profesioniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›