Gjyqtaret e propozuar nga Topi pritet te votohen ne Kuvend
Pritet që deputetët e Kuvendi ttë Shqipërisë të mblidhen sot në një seancë parlamentare për të votuar një dekret të presidentit Topi për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që katër dekretet e tjera i janë rikthyer kreut të shtetit.
Komisioni i Ligjeve, dy ditë më parë në mungesë të opozitës, vendosi të kalonte për miratim në seancë Fatmir Hoxhën, raporti për të cilin kishte marrë që në 1 nëntor të 2010-ës pëlqimin e deputetëve.
Ndërsa tri kandidaturat e tjera që u rrezuan në komision janë Ardian Leka, Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi.
Në seancën e sotme është parashikuar dhe votimi i dy dekreteve të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ndërkohë që dy ditë më parë Komisioni i ligjeve nuk i dha dritën jeshile kandidaturës së Manjola Bejlerit.
Komisioni i Ligjeve kaloi për miratim në seancën e sotme kandidaturat e Edmond Islamajt dhe Shkëlzen Selimit.