Parlamenti miraton dy dekrete per Gjykaten e Larte
Prej më shumë se një viti, Gjykata e Lartë kishte tre vende vakante, ndërkohë që sipas Kushtetutës, anëtarët që u përfundon mandati, nuk mund të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj.
Ndryshe nga parashikimi i ligjit themeltar të shtetit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Tashmë problemi i Gjykatës së Lartë, reduktohet, pasi nga tre vende vakant, dy prej tyre u plotësuan, sepse Parlamenti dha pëlqimin me 72 vota pro për dy dekretet e presidentit te Republikës, Edmond Islamjan dhe Shkëlzen Selimin.
Në Gjykatën e Lartë, mbetet ende dhe një vend vakant, pasi raporti për dekretin e tretë të presidentit për Manjola Bejlerin, u rrëzua kur mori 64 vota kundër, 4 pro të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe katër të tjera abstenim të deputetëve Idrizi dhe Tahiri, demokratit Oketa e republikanit Mediu.
Opinioni i përpiluar nga Komisioni i Ligjeve për zonjën Bejleri do t’i dërgohet dhe ministrit të ardhshëm të Drejtësisë, pasi përmban dhe një propozim të deputetit demokrat Sula, për procedim penal ndaj saj.
Votimi i kësaj të enjteje në seancë plenare erdhi pas Gjykata Kushtetuese u shpreh në favor të verifikimit nga Parlamenti edhe të meritës së dekreteve të Presidentit, i cili në çdo rast duhet të marrë mirëkuptimin e Kuvendit për kandidaturat që propozon.
Së afërmi, pritet që në Kuvend të vijë dhe dekreti i Fatmir Hoxhës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa komisioni i Ligjeve ka rrëzuar tre dekretet e Artan Hoxhës, Ardian Lekës dhe Edlira Jorgaqit, për shkak se kur u verifikua veprimtaria e tyre u cilësuan si persona pa integritet që kanë abuzuar me detyrën dhe fondet dhe, ashtu si dhe zonja Bejleri, me perimtarinë e tyre nuk kanë bërë asgjë për luftën antikorrupsion në sistemin gjyqësor, pavarësisht detyrave që kanë pasur.