E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda Te marre fund kultura e kontestimit te zgjedhjeve ne Shqiperi

Zv/kryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hannes Svobova, në një intervistë për “Abc News”, pohon se duhet gjetur një bazë konsensusi midis qeverisë dhe opozitës lidhur me integrimin europian dhe së dyti, duhet ristrukturuar dhe ribërë kodi elektoral

Kjo sipas tij, në mënyrë që gjërat që kanë ndodhur mos të ndodhim më ose të shkruhet qartësisht në Kushtetutë ose në ligjin elektoral, se ç’procedurë duhet të ndiqet nëse votat janë hedhur gabimisht në kutitë e gabuara.

Sipas Svobodës, kjo për Shqipërinë, është shumë e rëndësishme, pasi asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk ka qenë i pakontestuar.

E duke përmendur faktin se në Shqipëri do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet e përgjithshme, që janë edhe më të rëndësishme se zgjedhjet lokale, Svoboda shtoi se ajo duhet të realizojë një proces zgjedhor që të jetë i lirë, i ndershëm i pakontestuar dhe i pranuar nga të gjithë.

“Kështu duhet të jenë zgjedhjet e 2013 në Shqipëri”, tha ai.

Në fund, ai tha se vendimet duhet të merren në përputhje me kornizën ligjore dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

“Të gjitha autoritetet qofshin këto gjyqësore apo jo, duhet ti përmbahen në mënyrë strikte legjislacionit, Kushtetutës dhe nëse është kështu, atëherë vendimi duhet të pranohet nga të gjithë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›