Gjyqtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor betohen para Topit
Në ambientet e Pallatit të Brigadave sot u zhvillua ceremonia e betimit të tetë gjyqtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë: Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj, Petraq Koço, Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca para presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të tekstit të betimit nga sekretari i përgjithshëm, Aleksandër Flloko, gjyqtarët u betuan përpara presidentit Topi.Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të Kabinetit të presidentit të Republikës.