ALUIZNI në Durrës, gati tapitë për 1400 familje
20/01/2009 Në zonën e ish-Kënetës, probleme me pagesat
DURRES- Nga dita në ditë pritet që 1400 familje në Durrës të marrin tapitë për objektet e tyre, të cilat kanë kaluar të gjithë procedurën në bazë të ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Konfirmimi është bërë nga drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Andi Lila, i cili ka pohuar se për këtë kategori gjithçka ka përfunduar. “Janë gati 1400 certifikata pronësie, të cilat do të jepen sapo pronari legal i tyre të arkëtojë shumën sipas ligjit”,-ka thënë Lila. Ai e ka cilësuar shumë të suksesshëm procesin duke shtuar se në Durrës gjithçka po ecën mjaft mirë. Çështja lidhur me certifikatën e pronësisë ka mbetur vetëm në xhepin e familjarëve pasi ata duhet të derdhin tarifën e shërbimit në shumën 4 mijë lekë, taksën e ndikimit në infrastrukturë në shumën 1 për qind të kostos së banesës dhe 400 mijë lekë si vlerë e tokës deri në 300 m 2. ALUIZNI ka shpërndarë specialistët gjithandej nëpër Durrës, por procesi i shpërndarjes së certifikatave do të fillojë në ish-Kënetë. “Në kënetë kemi gati 1400 tapi dhe shumë shpejt do të kalojnë në Tiranë edhe për dosjet e tjera, të cilat kanë marrë miratimin në KRRT-në e qarkut”,- është shprehur drejtori Andi Lila. Ai thekson se janë edhe 2200 dosje të gatshme që presin VKM-në, pasi kanë përfunduar të gjithë procesin në terren duke pritur nënshkrimin dhe rikthimin e dosjeve për të kaluar më pas në zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Në ndryshim nga ritmet e punës së specialistëve të ALUZNI-t në Durrës ka ngecur pagesa e parave. Fakti se janë gati 1400 tapi dhe se vetëm një përqindje shumë e vogël e pronarëve të këtyre objekteve, kryesisht shtëpi banimi, kanë paguar dy nga tri taksat. Kjo dëshmon se procesi është ballafaquar edhe me anën tjetër të realitetit, atë të indiferentizmit apo pamundësisë ekonomike.
Pas Kënetës ekipet do të vijojnë të mbërthejnë dosjet e Shkozetit dhe më pas ato të shtesave në pallate brenda në qytet.
CERTIFIKATAT
Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Andi Lila, është shprehur se për këtë kategori gjithçka ka përfunduar. “Janë gati 1400 certifikata pronësie, të cilat do të jepen sapo pronari legal i tyre të arkëtojë shumën sipas ligjit”,-ka thënë Lila.
MOSPAGESA
Në Durrës janë gati 1400 tapi dhe vetëm një përqindje shumë e vogël e pronarëve të këtyre objekteve, kryesisht shtëpi banimi, kanë paguar dy nga tri taksa. Kjo dëshmon se procesi është ballafaquar edhe me anën tjetër të realitetit.