Gjyqtarët në Shqipëri, respekti i munguar për vetveten

Nga Algen Vrapi
Albania-Sport - Futbolli është një sport emocionesh, po aq për lojtarët, për shikuesit, sa edhe për gjyqtarët. Kemi folur shumë për domosdoshmërinë e respektimit të vendimeve arbitrale në fushë nga lojtarët e trajnerët, por po kaq i domosdoshëm është edhe qëndrimi i drejtë i gjyqtarit në fushën e lojës. "Të marrësh vendimin e duhur në kohën e duhur", ky është celësi i suksesit. Sigurisht në se ka veprime të dhunshme në fushë, duhet nxjerrë kartoni i kuq. Por nëse, sic ka ndodhur shpesh, gjyqtari do ta vendosë apo rivendosë autoritetin e tij nëpërmjet kartonit, kjo në shumicën e rasteve nuk funksionon. Edhe java e 21-të, pati vendime të diskutueshme, fërshëllima të nxituara e si pasojë vendime të gabuara. Respekti në fushë për gjyqtarin është cështje edukate, sportive e qytetare. Por nëse kjo ndonjëherë ka munguar e mungon nga lojtarët e trajnerët, gjyqtari duhet t'i drejtohet të vetmes gjë: respektimit me korrektësi të rregullave të lojës. Nga ana tjetër, respekti imponohet edhe kur gjyqtari gjatë 90 minutave nuk e kursen buzëqeshjen, nuk e humb optimizmin deri kur skuadrat u drejtohen dhomave të zhveshjes, pa harruar për asnjë cast që janë njerëz sportivë, pa harruar për asnjë cast që kompetenca e përgjegjësia duhet të burojnë nga brenda treshes gjykuese. Fakti që shumë trajnerë kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar nga gjykimi i ndeshjeve të ekipeve të tyre, përtej subjektivitetit të teknikëve, tregon edhe një humbje të autoritetit të atyre drejtuesve garash. Sigurisht të drejtosh një ndeshje futbolli kërkon një impenjim të madh mendor e fizik. Por jo aq sfilitës në kampionatin shqiptar, ku loja me ritëm pak a shumë të ulët, të jep më shumë mundësi të gjendesh kurdoherë pranë aksionit dhe kohë më se të mjaftueshme për të marrë një vendim të drejtë. Por kur mungon profesionalizmi, kur gjyqtari beson tërësisht në fuqinë e kartonëve dhe pushteti i bilbilit për mbarëvajtjen e një ndeshjeje nuk është plotësisht i drejtë e i paanshëm, aty ka filluar edhe rënia e autoritetit të tij.