Eurosport.com : Bogdani në 11-shen e javës në Serie A

Dy golat e shënuar në portën e Torinos e kanë dërguar në qiellin e shtatë sulmuesin e skuadrës së Chievos dhe kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Përvecse ka marrë komplimentet e trajnerit të tij, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të skuadrës veroneze, "ErBomber" ka zënë një vend në 11-shen më të mirë të kampionatit italian për javën e 25-të. Mediumi prestigjioz "Eurosport" në përzgjedhjen e formacionit më të mirë të javës së Serie A ka përfshirë edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare. Bashkë me sulmuesin e Lazios Tomasso Rochi dhe rumunin e Fiorentinës, "Bogu" përbën sulmin e formacionit të më të mirëve të Serie A për javën e fundit.
Formacioni i javës sipas "Eurosport"
Portier: Nicholas Caglioni (Messina)
Mbrojtës: Emilson Cribari (Lazio), Phelippe Mexes (Roma), Walter Samuel (Inter)
Mesfushorë: Edgar Alvarez (Messina), Massimo Ambrosini (Milan), David Pizarro (Roma), Santiago Hernan (Inter),
Sulmues: ERJON BOGDANI (Chievo), Tomasso Rochi (Lazio), Adrian Mutu (Fiorentina)