Rigels Balliu, gol dhe dy asist me Due Carrare

Albania-sport- Vazhdon të shënojë dhe të dhurojë spektakël Rigels Balliu. Aq sa duket se drejtuesit e Padovës janë bërë pishman që e kanë dhënë në formë huzimi këtë sezon tek skuadrë e Due Carrare. Rrogozhinasi ka shënuar një gol këtë fund javë dhe ka dhënë dy asist për shokët e tij të skuadrës. "Tashmë aktivizimi tek kjo skuadër për mua nuk përbën problem. Më tepër mundohem të luaj sa më mirë për të arritur objektivat e mia. Këtë fundjavë shënova një gol dhe dhashë dy asist", ka thënë Rigels Balliu në një prononcim për "Albania-sport.com".
20-vjecari kërkohet nga disa klube në Serinë C (Citadella, Sanxhiovanese) por drejtuesit e Padovës duan ta kthejnë sërish në grupin e tyre. Edhe gjatë kësaj fundjave futbollisti pohon se ka pasur kontakte me disa vëzhgues talentesh (të cilët do ti mbajë ende anonimë) por pa dhënë shumë detaje për këto takime. "Po kam pasur disa oferta nga klube të tjera. Edhe gjatë ndeshjes kishin ardhur disa vëzhgues për të më parë por për momentin dua të them se kam nevojë për të luajtur sa më shumë. Pastaj unë jam një futbollist i Padovës shoqëri që ka vlerën e kartonin tim kështu që më parë duhet të flas edhe me ata", shpjegon Rigels Balliu.