E Diel, 1 Nëntor 2026

Goal.com: Bogdani, në 11-shin ideal të Javës 25 në Serinë A

Albania-sport - Dy gola të jashtëzakonshëm dhe vend në formacionin ideal të Javës 25 të Serisë A. Erjon Bogdani rikthehet në mënyrë spektakolare në qendër të vëmendjes së medias italiane. Është siti i njohur goal.com (versioni italian) që e ka përzgjedhur sulmuesin e Kievo Veronës në 11-shen ideale të kampionati maksimal të vendit fqinjë. "Bogdani: Kievo shkatërroi kështjellën "granata" duke shfytëzuar një "dash" të quajtur Bogdani. Sulmuesi verdheblu u dallua për forcën, potencën dhe klasin. Goli i parë i tij ishtë absolotisht i jashtëzakonshëm", shkruan goal.com.
---
Ja dhe formacioni ideal sipas Goal.com
PORTIER:
KAMPANJOLO, priti penalltinë e Totit
MBROJTËS:
SAMUEL, shënoi golin e parë të Inter Shoë.
MENDETI, frenoi sulmuesit e Torinos.
MAXHO, gaboi shumë pak dhe sulmoi portën e Didës
ALVAREZ, nëntë minuta lojë dhe një gol deciziv
MESFUSHOR:
OBODO, gol dhe ndeshje me rendiment
MONTOLIVO, talent i padiskutueshëm dhe me rendiment në rritje
DI NATALE, një lojë për t'u duartrokitur
Sulmues:
BOGDANI: Kievo shkatërroi kështjellën "granata" duke shfytëzuar një "dash" të quajtur Bogdani. Sulmuesi verdheblu u dallua për forcën, potencën dhe klasin. Goli i parë i tij ishtë absolotisht i jashtëzakonshëm.
ROKI, luajti një ndeshje të madhe dhe shënoi një gol të bukur.
BUDAN, realizoi një gol fantastik

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›