E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli: “Vetëm fati më ndau nga goli”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE - Sk Bran Bergen e sulmuesit të Kombëtares, Migen Memellit, ka disa ditë që është rikthyer nga përgatitjet në La Manga të Spanjës, ku zhvilloi edhe katër ndeshje miqësore. "Përvec ndeshjes së parë, ku mungova për arsye shëndetsore, gjendje e rënduar gripale, në tri të tjerat u aktivizova", thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com. "Më shërbeu shumë ajo stërvitje, pasi isha shumë i motivuar pas kthimit nga Kombëtarja ku u thirra për ndeshjen miqësore me Maqedoninë. Ndihem shumë mirë, dhe këtë e tregova edhe në aktivizimin tim në ndeshjen e humbur 3-2 me Odense në Royal Lige në Odens Stadion." Sk Bran u gjend i befasuar në dizavantazh 2-0 brenda 25 minutave të para (gol i debutuesit Srdjan Radonjic në të 18' Erlend Hanstveit 25'), përpara se Thorstein Helstad të shkurtonte diferencën në 2-1 e më pas Martin Andresen në të 60' do të sillte barazimin e përkohshëm, ndërkohë që Morten Fevang në të 73, shënoi golin e 3 dhe të fitores për klubin danez Odense. "Vrapova shumë në atë ndeshje, madje e shënjestrova tri herë portën, madje një herë me kokë dhe vetëm fati nuk donte të shënoja golin e barazimit 3-3 për ekipin tonë", shton Memelli, që hyri në lojën me fillimin e pjesës së dytë në vend të mesfushorit Helge Haugen, për të rritur fuqinë sulmuese të SK Bran, që deri në pjesën e parë luajti me një sulmues të deklaruar. "Me hyrjen e Memellit, Bran luajti më mirë duke i bërë presion të vazhdueshëm Odensës", shkruhet në faqen zyrtare të Odensës, od.dk, që do të përballet në cerekfinale me Lilestrom. "Trajneri mbeti shumë i kënaqur me lojën time, madje vlerësoi impenjimin tim", pohon sulmuesi shqiptar Memelli. SK Bran në përfundim të ndeshjeve në grupe zuri vendin e tretë më të mirë, duke fituar edhe mundësinë për të vazhduar më tej. Skuadrat e kualfikuara për në cerkefinalet e Royal Lige: Odense, SK Brann, Helsingborgs IF,Lillestrom, Brondby, FC Kobenhagen, Valerenga dhe Elfsborg. Pas hedhjes së shortit në cerekinale SK Bran do të përballet me skuadrën daneze Brondby, takim që do të luhet, më 1 mars, në orën 19:00, ndeshja e parë në Danimarkë "Jemi shumë optimistë se mund të arrijmë në gjysmëfinale, pasi kundërshtari i radhës nuk bëri një paraqitje të mirë në kampionatin danez", shpreson sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Migen Memelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›