E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaçi: Skënderbeu, i aftë për të përballuar çdo situatë

Albania-Sport - Fitorja e arritur ndaj ekipit të Adës, me rezultatin e thellë, 4-0, ka rritur moralin e lojtareve të Skënderbeut dhe trajnerit Jani Kaci. "Lojtarët e Skënderbeut janë më të aftë për të përballuar situata të vështira edhe në fushë të huaj", ky është përfundimi në të cilin ka arritur trajneri Kaci, pasi skuadra e tij ka mundur të jetë sërish në krye të tabelës së renditjes për Kategorinë e Parë.
Trajneri korcar vlerëson bashkëqytetarin Ngjela, i cili luan në sulm, Cipin, por dhe kosovarin Hashani, i cili, në ndeshjen me Adën ka bërë një paraqitje mjaft të mire, pa përjashtuar më të mirin e tyre, kapitenin Ligor Tiko, i cili është kthyer në ditët më të mira të tij. "Këta lojtarë, - pohon Kaci, - mua më bindin tashmë se janë më të përgjegjshëm dhe dinë të vlerësojnë pozicionin që kanë në skuadrën e tyre".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›