Gjyqtaret zgjedhin pese anetaret e rinj te KLD-se

KONFERENCA
Gjyqtaret iu kerkojne kolegeve te perzgjedhur te mos ndikohen ne vendimmarrjen e tyre nga politika
TIRAN- Gjyqtareve te tre shkalleve te gjyqesorit ne vend gjate mbledhjes se djeshme te Konferences Gjyqesore Kombetare iu deshen gati 12 ore kohe per te zgjedhur mes tyre pese anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Nga pese anetaret e zgjedhur tashme kater prej tyre vijne nga Gjykatat e Shkalles se Pare ne vend qe jane Dritan Hallunaj Ilir Mustafaj Dritan Hamitaj dhe Flamur Kapllani dhe gjyqtari Besnik Imeraj nga trupa gjyqesore e Gjykates se Larte ku nga kjo e fundit per here te pare prane KLD-se do te kene perfaqesues te saj te zgjedhur nga vete gjyqtaret.
Gjate mbledhjes se djeshme nuk munguan edhe debatet mes gjyqtareve te cilet ngriten zerin per rregulloren e re te perpiluar per funksionimin dhe zgjedhjen e anetareve te rinj te KLD-se.
Dalip Bushi gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes tha se me e rendesishme ishte zgjedhja e anetareve te KLD- se me integritet moral dhe profesional te larte. Ai kerkoi qe anetaret e rinj te zgjedhur prej tyre te mos kthehen dhe te ndeshkojne koleget e tyre te ndikuar nga politika ashtu sic kishte ndodhur kohet e fundit ne Gjykatat e vendit.
Nderkaq sipas rregullores per perzgjedhjen e anetareve te rinj te KLD-se ishte vendosur qe mes 30 kandidateve te zgjidheshin tre gjyqtare mes 21 kandidateve te Gjykatave te Shkalles se Pare ne vend nje gjyqtar nga gjashte kandidatet e Gjykatave te Apelit dhe nje gjyqtar nga tre kandidatet e Gjykates se Larte 3-1-1. kjo skeme u kundershtua nga shumica e gjyqtareve qe kerkuan mos perfshirjen ne votim te gjyqtareve te Gjykates se Apelit pasi perfaqesia e tyre eshte e plotesuar ne KLD.
Keto kundershtime teknike u hodhen ne votim nga kryetarja e Konferences Gjyqesore Kombetare KGJK-se njeherazi kryetare e Gjykates se Larte znj.Shpresa Becaj ku me shumice votash gjyqtaret vendosen qe mes pese vendeve vakante kater prej tyre i takonin kandidateve te Gjykates se Shkalles se Pare dhe nje gjyqtar te Gjykates se Larte pasi nga mesi i tyre mungonte perfaqesimi ne KLD.
Pas miratimit me vote kjo formule 4-1 u miratua dhe emrat e 21 kandidateve te Gjykates se Shkalles se Pare u hodhen ne votim bashke me tre emrat e Gjykates se Larte qe garonin per nje vend.
Nga votimi i pare nga 21 kandidatet e votuar te Shkalles se Pare shkuan ne balotazh tete prej tyre qe ishin gjyqtaret Flamur Kapllani Enkelejda Metalia Bledar Abdullai Shpetim Reka Ilir Mustafaj Artur Gaxhi Dritan Hallunaj dhe Dritan Hamitaj.
Ndersa nga tre kandidatet e Gjykates se Larte shkuan ne balotazh dy prej tyre gjyqtaret Aleksander Muskaj dhe Besnik Imeraj. Pas votimit te dyte mes tete kandidateve te Gjykatave te Shkalles se Pare u zgjodhen me shumice votash vetem kater prej tyre Dritan Hallunaj Ilir Mustafaj Dritan Hamitaj dhe Flamur Kapllani ndersa nga Gjykata e Larte u zgjodh gjyqtari Besnik Imeraj.
Ne te dy rastet e votimit sipas perllogaritjes moren pjese mbi 300 gjyqtare te pranishem ne mbledhjen e KGJK-se ne vend. Keta gjyqtare u zgjodhen per te zene vendet vakante te liruara tashme nga gjyqtaret Admir Thanza Armando Subashi Altina Xhoxhaj Besim Terzhnjeva dhe Edmond Islamaj.
Becaj punoni dhe vendosni ne menyre te pavarur
Mbledhja e djeshme filloi ne ora 930 minuta me fjalen e kryetares se Konferences Gjyqesore Kombetare KGJK-se njeherazi kryetare e Gjykates se Larte znj.Shpresa Becaj e cila nder te tjera u kerkoi anetareve te rinj qe do te zgjidhen te mos behen pre e nderhyrjeve ne marrjen e vendimeve por te punojne ne menyre te pavarur.
Per te arritur nje sukses eshte mire funksionimi i KLD-se ne interes te pavaresise se gjyqesorit-theksoi Becaj duke shtuar se ky institucion ka per detyre te qeverise gjyqesorin dhe ta beje gjykaten te pavarur nga cdo institucion tjeter. Drejtesia garanton paanshmeri-tha me tej kryetarja e Gjykates se Larte znj.Shpresa Becaj duke shtuar se gjyqtaret duhet te jene te drejte ne vendimet e tyre.
Gjithashtu Becaj duke rikujtuar se sistemi gjyqesor eshte i kritikuar nga politika theksoi se gjyqesori duhet te replikoje dhe te reagoje fort ndaj nderhyrjeve te jashtme. KGJK-ja u mblodh per here te pare pas shfuqizimit te ligjit organik per funksionimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Anetaret e rinj te KLD-se
Dritan Hallunaj gjyqtar i Gjykates se Krimeve te Renda me 258 vota
Ilir Mustafaj gjyqtar i Shkalles se Pare ne Tirane me 172 vota
Tritan Hamitaj gjyqtar i Shkalles se Pare ne Durres me 171 vota
Flamur Kapllani gjyqtar i Shkalles se Pare ne Tirane me 132 vota
Besnik Imeraj gjyqtar i Gjykates se Larte me 170 vota