Gjyqtari Jareci vihet nen presion ne Elbasan
Kampionia ne fuqi Dinamo, ishte shume afer fitores ne ndeshjen e djeshme, ndaj Elbasanit. Blute permbysen golin e Fagut dhe kryesonin deri ne fund te ndeshjes, por barazoi Elbasani, me nje gol ne minuten e fundit te ndeshjes. Mbrojtesi i ekipit tone kombetar Endri Vrapi realizoi golin e barazimit, qe i dha nje pike skuadres se tij, e cila nen mbeshtetjen e tifozerise vendase, kerkoi ne minutat shtese edhe fitoren. Pikerisht, ne kete moment ka pasur edhe reagime te ashpra ndaj gjyqtarit te ndeshjes Sokol Jareci. Ky i fundit eshte shoqeruar nen masa te forta policore drejt dhomave te zhveshjes dhe ne perfundim drejtuesit e ekipit dhe trajneri Mirel Josa kane kontestuar gjykimin duke e cilesuar ate te njeanshem. Sipas pales se Elbasanit, gjyqtari mohoi nje 11-metersh te paster per vendasit. Trajneri eshte shprehur shume i revoltuar ne fund, nderkohe gjyqtari eshte shoqeruar edhe me pas nga polica, per te shmangur ndonje incident te mundshem. Dinamo, me barazimin fundit, ka thelluar edhe me tej diferencen me kreun e klasifikimit. Ne Peqin, Lushnja siguroi nje barazim, pasi shenoi ne mesin e pjeses se dyte. Fusha e Lushnjes eshte e denuar dhe per rrjedhoje ne fushe asnjanese "lagunaret" nuk akne shkuar me teper se nje barazim 1-1, duke siguruar vetem nje pike. Besa e Ilir Dajes siguroi maksimumin ne Kavaje, perballe Shkumbinit, qe ne dy ndeshjet jashte eshte mundur nga fqinjet, Teuta dhe Besa. Kjo fitore i jep me shume shprese Beses, qe para merkatos se dimrit te jete prane ekipeve kryr4suese, me qellim qe te veproje dhe te afroje lojtare te nevojshem ne merkaton e dimrit, per te siguruar nje bilete evropiane.